Hair Stylist Dori
Website prezantues në zhvillim për shërbimet, portofolin e punimeve dhe kontaktin për rezervim.
STRUKTURË · GALERI · DIZAJN RESPONSIVE
Ndërtoj landing pages dhe website prezantuese për biznese lokale, me strukturë të qartë, dizajn responsive dhe rrugë të drejtpërdrejtë drejt telefonit ose WhatsApp-it.
Nuk jeni gati për website? Kërkoni mini-auditin falas →*Afati fillon pas marrjes së materialeve të plota dhe pagesës fillestare.
Problemi i zakonshëm
Dizajn modern, por pa një rrugë të thjeshtë drejt telefonit ose WhatsApp-it.
Një proces i paqartë mund ta zgjasë projektin dhe ta bëjë bashkëpunimin më të vështirë.
Nuk është e qartë kush e zotëron domain-in dhe çfarë ndodh nëse doni të ndryshoni ofrues.
Ka një mënyrë tjetër →
Si funksionon
20 minuta falas kuptoj qëllimet tuaja, klientët dhe çfarë duhet të arrijë faqja.
Pasi të kem marrë tekstet, fotografitë dhe informacionet e plota, ndërtoj versionin e parë të website-it për ta shqyrtuar së bashku.
Kontrollojmë faqen së bashku para publikimit dhe bëjmë rregullimet e dakordësuara.

Ndërtoj faqe të qarta dhe profesionale për biznese lokale.
Jam Uarda, no-code web designer dhe themeluese e AI Impact Studio. Para se të nis dizajnin, kuptoj biznesin tuaj, audiencën dhe mënyrën më të thjeshtë që vizitorët t'ju kontaktojnë.
Fokusohem te landing pages dhe website prezantuese, me përmbajtje të strukturuar, pamje responsive dhe një proces të qartë deri në publikim.
Struktura përshtatet me nevojat dhe përmbajtjen tuaj
Hapa dhe afate të qarta për çdo projekt
Komunikim i drejtpërdrejtë gjatë procesit
Projektet
Nga website të publikuara te projekte që po marrin formë — çdo punë ndërtohet sipas nevojave reale të biznesit.

Website për një pastiçeri lokale, me prezantim të produkteve, galeri dhe kontakt të drejtpërdrejtë për porosi.
LANDING PAGE · GALERI · WHATSAPP

Website për një studio ligjore në Durrës, me prezantim të qartë të shërbimeve, fushave të praktikës dhe kontakt të drejtpërdrejtë për konsultim.
SHUMËFAQËSH · SHËRBIME · WHATSAPP

MINI-AUDIT FALAS
Analizoj si ju gjejnë klientët sot dhe ju dërgoj një PDF të shkurtër me atë që duhet përmirësuar së pari. Pavarësisht nëse keni website apo jo.
Gjëra specifike që e vështirësojnë kontaktin me biznesin tuaj.
Hapi i parë që do të bëja unë në vendin tuaj.
I shkurtër, i qartë, në shqip. Pa terma teknikë.
Më shkruani në WhatsApp emrin e biznesit dhe linkun e website-it, Instagramit ose profilit në Google.
Analizoj prezencën tuaj online.
Merrni PDF-në brenda 3 ditëve pune.
Pranoj deri në 3 audite në javë. Pa detyrim — vendosni vetë nëse doni të vazhdojmë.
Paketat
Çdo paketë përfshin një proces të qartë, dizajn responsive dhe testim përpara publikimit.
LAUNCH
€249
Domain dhe hostim
Publikimin, hostimin dhe certifikatën SSL i menaxhoj unë, që ju të mos merreni me platforma teknike. Domain-i regjistrohet me të dhënat e biznesit tuaj dhe mbetet pronë juaja. Plani Hosting & Siguri (€120/vit) paguhet bashkë me pagesën finale. Nëse dëshironi që ndryshimet e mëvonshme t'i bëj unë, mund të zgjidhni CARE, ku hostimi është i përfshirë.
Për kë është: profesionistë të pavarur dhe biznese të vogla që kanë nevojë për një faqe të vetme me një objektiv të qartë.
FILLONI ME LAUNCH →BUSINESS
€449
Domain dhe hostim
Publikimin, hostimin dhe certifikatën SSL i menaxhoj unë, që ju të mos merreni me platforma teknike. Domain-i regjistrohet me të dhënat e biznesit tuaj dhe mbetet pronë juaja. Plani Hosting & Siguri (€120/vit) paguhet bashkë me pagesën finale. Nëse dëshironi që ndryshimet e mëvonshme t'i bëj unë, mund të zgjidhni CARE, ku hostimi është i përfshirë.
Për kë është: studio profesionale, sallone, klinika të vogla, restorante dhe kompani shërbimesh që kërkojnë një prezencë më të plotë online.
FILLONI ME BUSINESS →BUSINESS PLUS
€699
Hostimi i vitit të parë përfshihet
Plani Hosting & Siguri për 12 muajt e parë përfshihet në çmim: hostim, SSL, domain standard dhe kopje rezervë. Domain-i regjistrohet me të dhënat e biznesit tuaj. Nga viti i dytë, Hosting & Siguri kushton €120/vit, ose përfshihet automatikisht nëse zgjidhni CARE. Domain-et premium tarifohen veçmas.
Për kë është: kompani transporti, hotele të vogla, klinika, kompani ndërtimi dhe biznese me disa shërbime që kërkojnë një website më të strukturuar.
FILLONI ME BUSINESS PLUS →Shërbimet ose abonimet e palëve të treta që nuk janë përmendur shprehimisht në paketën e zgjedhur nuk përfshihen në çmim. Çdo kosto shtesë miratohet nga klienti përpara aktivizimit.
Nuk jeni të sigurt cilën të zgjidhni? Bisedë falas 20-minutëshe — ju ndihmoj të vendosni pa asnjë detyrim.
Rezervo bisedën →PAS PUBLIKIMIT
Çdo website që publikoj ka nevojë për hostim dhe siguri. Zgjidhni nëse dëshironi vetëm këtë, apo edhe ndihmë të rregullt për ndryshimet.
€120 / vit
Ose €12 / muaj
Baza që e mban website-in tuaj online, të sigurt dhe funksional.
Ndryshimet në përmbajtje nuk përfshihen. Tarifohen veçmas ose përfshihen në CARE.
€29 / muaj
Për biznese që kanë nevojë për ndryshime të herëpashershme.
€59 / muaj
Për biznese që përditësojnë shpesh ofertën, shërbimet ose galerinë.
Abonimi CARE fillon pasi të jetë kryer pagesa dhe të jenë dorëzuar akseset e nevojshme për website-in. Shërbimi rinovohet çdo 30 ditë.
CARE Essential përfshin deri në 30 minuta pune dhe CARE Plus deri në 90 minuta pune për çdo periudhë 30-ditore. Koha përdoret për ndërhyrjet e përfshira në paketë dhe nuk llogaritet veçmas për secilën kërkesë.
Minutat e papërdorura nuk transferohen në muajin pasardhës.
Nëse kërkesat tejkalojnë kohën mujore të paketës ose janë jashtë shërbimeve të paketës, klienti informohet përpara dhe puna kryhet vetëm pas miratimit të kostos shtesë.
Në fund të çdo periudhe 30-ditore, klienti merr një përmbledhje të ndërhyrjeve të realizuara, kohës së përdorur dhe rekomandimeve të mundshme.
Shërbimi mund të anulohet me njoftim me shkrim të paktën 7 ditë përpara datës së rinovimit. Anulimi ndalon rinovimin e ardhshëm, por nuk rimburson periudhën mujore që ka filluar.
Pyetjet e zakonshme
Përgjigje të qarta për procesin, pagesën dhe atë që merrni në përfundim të projektit.
Versioni i parë vizual dhe funksional përgatitet brenda 48 orëve nga marrja e materialeve të plota dhe pagesës fillestare. Publikimi final realizohet pasi të përfundojnë rishikimet dhe aprovimi. Koha gjatë së cilës pres materialet ose përgjigjen e klientit nuk përfshihet në afat.
Keni ende një pyetje?
DISKUTOJMË PROJEKTIN →Më shkruani në WhatsApp dhe më tregoni shkurt për biznesin dhe website-in që ju nevojitet. Do t'ju përgjigjem brenda 24 orëve me hapat e ardhshëm.
Punoj me biznese në të gjithë Shqipërinë.
Preferoni email-in?
Mund të më shkruani drejtpërdrejt dhe do t'ju përgjigjem sa më shpejt.
naciuarda@gmail.com